Interi është i gatshëm për transferimin e sulmuesit Gareth Bale në Real Madrid në rast se klubi vendos të shes atë.
Reprezentuesit e Gareth Bales, madje edhe vet lojtari, ka qenë të vendosur se e ardhmja e tij qëndron në Santiago Bernabeu, por raporte të ndryshme pretendojnë se tashmë është e “njohur” që Real Madridi synon të ndryshoj formën e linjës së tyre frontale, transmeton portali arbresh.info.
Shënjestra e tyre kryesore është Neymari dhe ata janë në dijeni që për të arritur një marrëveshje të tillë duhet fillimisht të bëjnë disa shitje.
Real Madridi besonte se ata mund të arrijnë me lehtësi marrëveshje që lojtari të transferohet në Manchester Untied, por sipas një raporti nga ‘Independent’, klubi në Old Trafford nuk është më i interesuar në uellsianin.
Si arsyeje e kësaj përmendet mosha e lojtarit dhe çmimi i tij, po ashtu edhe nënshkrimi me Alexis Sanchez në janar.
Në rast se kërkesat e tij për pagë dhe çmimi i kërkuar nga Real Madridi bien, interesimi nga disa klube në Premierë Ligë mund të (ri)shfaqet, por Interi tani duket destinacioni më i mundshëm./arbresh.info/
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...