Në verë Interi afroi shumë lojtarë dhe plotësoi dëshirat e Antonio Contes. Para nisjes së sezonit, në kampin zikaltër mendohej se çdo gjë ishte në rregull, por ndeshje pas ndeshje, dëmtimet u shtuan dhe dobësitë u vunë re.
Kështu që Interi, tashmë është sërish në kërkim të lojtarëve cilësorë. Siç raporton shtypi holandez, zikaltërit kanë hedhur sytë te talenti Donny van De Beek.
Lojtari i pëlqen shumë Piero Ausilios dhe do të jetë ai që do të merret me këtë çështje. Por, ka një problem shumë të madh, që është konkurrenca e Realit, që tashmë e ka një nga prioritetet e listës.
Van De Beek tashmë është një shtyllat e Ajaxit, pas largimit të Matthijs de Ligt dhe Frenkie de Jong, kështu që holandezët nuk do shisnin lojtarin pa një shifër të përafërt me të dy futbollistëve të sipërpermendur./Gazeta Express/
Kombëtarja e Kosovës prezanton fanellat e reja, bie në sy ko...
Haxhiu: E mirëpres prezantimin e rezolutës në Kongresin Amer...
“Monitor”: 18% e punëtorëve në Kosovë mezi e mbyllin muajin ...
“Regres me gjyqësorin”, BE pezullon të gjitha pagesat financ...
Barcelona ia rinovon kontratën Flickut
Kërcënoi të shpërthente bombë në Rinas, SPAK dërgon në gjyka...