Interi dhe Napoli e kanë kundërshtuar zhvillimin e derbit italian mes Juventusit dhe Interit të hënën më 9 mars, pavarësisht se 18 klube të tjera të Serie A kishin rëndë dakord për këtë çështje.
Vendimi për t’i shtyrë ndeshjet e prekura nga koronavirusi pak orë pasi ishte njoftuar se ato do të zhvilloheshin pa tifozë, ka shkaktuar polemika të mëdha dhe huti në Itali, transmeton Gazeta Express.
Serie A tani është duke luftuar për ta gjetur një datë të përshtatshme për zhvillimin e këtyre ndeshjeve.
Plani që po përkrahej më së shumti ishte që derbi mes Juves dhe Interit të zhvillohej të hënën më 9 mars, por Interi dhe Napoli janë dy klubet e vetme që votuan kundër.
Drejtori i zikaltërve, Beppe Marotta, kishte thënë dje se ideja që ndeshja të zhvillohej më 9 mars kishte kuptim, por duket se ai e ka ndryshuar mendjen tani.
Një takim urgjent mes 20 klubeve të Serie A është planifikuar të mbahet nesër pasdite, ku do të diskutohet dhe do të votohet për atë që do të ndodhë tutje.
Në përgjithësi, 2.036 raste të koronavirusit janë raportuar në Itali, ndërsa 52 persona kanë vdekur si pasojë.
Rama: Buxheti për mbrojtjen këtë vit, mbi pragun standard të...
Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon pë...
Dallaveret me vota/Hetimet zgjerohen edhe në rajonin e Mitro...
Tentuan të vidhin në argjendari, arrestohen dy shtetas serbë...
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët