Pas Arsenalit, Interi dhe Chelsea janë dy gjigantët tjerë që nuk kanë lënë hapësirë për ndonjë befasi.
Interi mposhti me rezultat të thellë 4 me 0 skuadrën SK Rapid Vienna në takimin kthyes të zhvilluar në San Siro si nikoqir në kuadër të xhiros së 1/16-ës në UEFA Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Matias Veciano (11′), Andrea Ranocchia (16′), Ivan Perisic (80′) dhe Matteo Politano (87′) ishin autorët e golave në ndeshjen e sotme (e enjte) kundër skuadrës austriake që u mposhtë me rezultat të përgjithshëm 5 me 0 nga “Nerazzurrët”.
Chelsea nga ana tjetër mposhti po ashtu bindshëm me rezultat 3 me 0 skuadrën e Malmos.
Olivier Giroud (55′), Ross Barkley (74′) dhe Callum Hudson Odoi (84′) shënuan për “Blutë” që vazhdojnë tutje me rezultat të përgjithshëm 5 me 1.
Shorti në Evropa Ligë për ndeshjet e xhiros së ardhshme do të tërhiqet nesër./arbresh.info/
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...