Interi beson në finalizimin e marrëveshjes me sulmuesin e Manchester United, Alexis Sanchez.
Sky Italia raporton se Interi vazhdon të jetë optimist se ata mund të negociojnë një marrëveshje huazimi me United në lidhje me sulmuesin kilian, transmeton portali arbresh.info.
Bisedimet mes dy klubeve kanë si temë huazimin për një sezon dhe kjo do t’i kushtoj klubit në Serie A më pak se 11 milionë funta.
30-vjeçari iu bashkua United nga Arsenali në janar të vitit 2018 si pjesë e marrëveshjes shkëmbyese me Henrikh Mkhitaryan, por ka shënuar vetëm tri gola në Premierë Ligë brenda 32 paraqitjeve qysh pas largimit nga veriu i Londrës.
Sanchez është përfolur për transferim larg nga Old Trafford gjatë gjithë verës dhe nuk duket të jetë pjesë e planeve të trajnerit Ole Gunnar Solskjaeri./arbresh.info/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...