Inter vazhdon dominimin Serie A, triumfon thellë ndaj Sassuolos së Aro Muricit

20:03 | 8 Shkurt 2026
D.H

Interi ka marrë fitoren e katërt radhazi në Serie A, duke e mposhtur Sassuolon me rezultat 5-0.

Fillimisht, Yann Bisseck ishte ai që e hapi serinë e golave në minutën e 11-të të ndeshjes.

Në minutën e 28-të shënoi Marcus Thuram, me dy gola e asistuar nga Federico Dimarco.

Në pjesën e dytë, Lautaro Martinez shënoi edhe golin e trëtë të Interit, të cilin e gjeti në minutën e 50-të.

Katër minuta më vonë, Interi shënoi golin e katërt, me anë të Manuel Akanji, i cili u asistua nga Dimarco, që bëri asisitimin e tij të tretë sot.

Golin e pestë dhe të epilogut të takimit e shënoi Luis Henrique.

Henrique shënoi në minutën e 89-të.

Për Sassuolon në portë ishte Arijanet Muric, portieri i kombëtares së Kosovës, i cili u vlerësua me notën 6.3 nga “Sofascore”.

Me fitoren e sontme, Interi shkon në kuotën e 58 pikëve, tetë më shumë se Milani në vendin e dytë, i cili ka edhe një ndeshje më pak. Sassuolo është i 11-ti me 29 pikë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale