Drejtuesi i Inter Miami-t, David Beckham ka kontaktuar presidentin Florentino Perez, për ndonjë marrëveshje të mundshme për mesfushorin ofansiv, James Rodriguez.
Sipas Goal, Beckham është admirues i madh i kolumbianit, andaj e do në skuadër, transmeton portali arbresh.info.
James ka bërë vetëm katër paraqitje në formacionin e parë dhe nuk ka luajtur që nga muaji tetor.

Kontrata momentale i skadon në verë të vitit 2021 dhe thuhet se kërkohet nga Manchester United, Everton, Juventus dhe Napoli.
Kartoni momental i lojtarit është 80 milionë euro, por agjenti Jorge Mendes, është duke u munduar që ta zvogelojë këtë pagesë në 40 milionë euro.
Pritet të shihet gjatë verës cila skuadër do arrijë ta transferojë James./arbresh.info.
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës