Ish sulmuesi anglez Daniel Sturridge, është duke u vëzhguar nga dyshja e MLS, Inter Miami dhe DC United.
31-vjeçari ka qenë agjent i lirë që na koha kur u largua nga Trabzonspor dhe është në kërkim që të ‘shpëtojë’ karrierën.
Sipas Daily Mirror, Sturridge kërkohet nga skuadra e David Beckhamit, se bashku me DC United, që më herët transferuan Wayne Rooney.
Sturridge ka zhvilluar 26 ndeshje me Kombëtaren e Anglisë dhe gjithmonë ka treguar fuqinë e tij të golashënuesit.
Ish lojtari i Liverpool, Chelsea dhe Cityt do ishte transferim i rëndësishëm në MLS, aty ku mund të bashkohet para muajit prill.
Gjatë kohës te Trabzonspor, Sturridge zhvilloi 16 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar shtatë gola./lajmi.net/
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu
Testi i gjakut mund të diagnostikojë Alzheimerin: Studim i r...
Arsenali i pandalshëm në Ligën e Kampionëve, e mposht Interi...
‘Shpërthen’ Real Madridi, gjashtë gola ndaj Monacos – Debuti...
Vidhte portofole me para nga kamionët e parkuar në Lipjan, a...