Pa Lionel Messin në skuadër, Inter Miami u mund nga Houston Dynamo në finalen e Kupës së SHBA-ve të mërkurën mbrëma apo mëngjesin e sotëm (e enjte), me kohën tonë.
Messi u la jashtë skuadrës pasi vazhdon të përballet me një dëmtim dhe mungesa e Jordi Alba i bëri gjërat më keq për ekipin e Inter Miamit që çaloi në finalen e kupës.
Kjo tregoi në fund kur Inter Miami humbi dhe Houston Dynamo çoi kupën lartë.
Kështu dukej gjatë gjithë kohës, pasi Dynamo ishin në kontroll të plotë të lojës, duke filluar me golin e minutës së 24-të të Griffin Dorsey.
Ishte një gol i bukur nga mbrojtësi i Dynamos, i cili e la pa asnjë shans portierin Drake Callender.
Vetëm pak minuta më vonë, rezultati ishte 2-0, pasi DeAndre Yedlin bëri një penallti që u konkretizua nga Amine Bassi.
Dynamo dukej se vulosi fitoren me një gol nga Nelson Quinones, por u anulua për pozicion jashtë loje.
Kjo u pa si shtysë për Inter Miamin, por ata shënuan vetëm në minutat e fundit përmes Josef Martinez duke humbur në fund me rezultat 2-1.
Megjithatë, Inter Miami nuk do të duhet shumë të mendojë për humbjen pasi ata do të përballen me një ndeshje që duhet të fitojnë në MLS kundër New York City FC këtë fundjavë. /Telegrafi/
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...