Interi do të udhëtojë tek Barcelona për gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampioneve.
Ky duel do të luhet të mërkurën me fillim nga ora 21:00, shkruan Arbersh.info.
Dy ditë para takimit, Interi ka marrë një lajm të mirë lidhur me sulmuesin, Marcus Thuram.
Faza e rikuperimit për sulmuesin ka shkuar shumë më mirë se që pritej dhe do të vendoset përfundimisht nesër, pasi ekziston mundësia të përfshihet me grupin, për sfidën ndaj Barçës.
Kujtojmë se në sfidën me Romën, Interi mori një lajm të keq lidhur me mbrojtësin, Benjamin Pavard i cili u lëndua dhe do ta humb takimin me “Blaugranat”.
Java që shkoi ishte më e keqja këtë sezon për zikaltrit pasi nga lufta për tre trofetë ata tani mund të mbesin pa asnjë.
Të mërkurën që lamë pas Interi u eliminua nga Kupa e Italisë, ku u mposhtën nga rivali jetësor Milani 3-0. Ndërsa ditën e diel Roma mposht “Nerrazurrët” në shtëpi 0-1 dhe ia humbi pozitën e parë në Serie A./Arbresh.info
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...
“Heroi” i penalltive, 14-vjeçari nga Bosnja pritet të shpërb...
Duam drejtësi, duam drejtësi! Nuk ka shtet pa rini/ Studentë...
Ulutash pret gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kos...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...