Sipas Sportitalia, ‘Nerazzurri’ i ka konsideruar çmimet e objektivave të Antonio Contes si shumë të larta pasi një seri propozimesh të refuzuara.
Ofertat e refuzueshme për Lukakun dhe Dzekon, kanë bërë që Interi tashmë të mendojë seriozisht për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit uruguajan, shkruan ekspert i transferimeve, Alfredo Pedulla, transmeton lajmi.net.
Tani 32 vjeç dhe me përvojë në Serie A me Palermon dhe Napolin, sulmuesi i Paris Saint-Germain raportohet se ka qenë në kontakt me shokët e skuadrës të Uruguait Diego Godin dhe Matias Vecino për të pyetur për jetën në Inter.
Cavani është në vitin e fundit të kontratës me PSG dhe shënoi 23 gola, duke ndihmuar me nëntë asistime në 33 paraqitje edicionin e kaluar.
Ai mund të përshtatej mjaft mirë me Lautaron, por mbetet të shihet sa do të jetë i realizueshëm.
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...
Izraeli godet impiantin më të madh të Iranit, tensione para ...
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...
“Heroi” i penalltive, 14-vjeçari nga Bosnja pritet të shpërb...