Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte me dy ndeshje të tjera të së tetës së finales
Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte me dy ndeshje të tjera të së tetës së finales.
Sonte na pret edhe një përballje tjetër e madhe.
Interi dhe Liverpooli do të ballafaqohen në mes vete në Itali dhe spektakli nuk do të mungojë as në këtë takim.
“Nerazzurri” do të përballen me disa mungesa, të cilat do të mundohet t’i mbulojë trajneri Simone Inzaghi.
Robin Gosens e Joaquin Correa kanë mbetur jashtë, kurse Alessandro Bastoni është në dyshim.
Ndërkaq, Nicolo Barella është i suspendua në ndeshjen e parë, shkruan “Gazeta Express”.
Sidoqoftë, kampioni aktual italian do të mundohet ta sigurojë një rezultat sa më të favorshëm në duelin e parë në “Giuseppe Meazza”.
Kjo pasi Interi dëshiron të shkojë sa më i qetë në “Anfield Road”.
Por, edhe djelmoshat e Jurgen Kloppit i kanë bërë llogaritë e tyre.
Ata shkojnë në Itali për ta marrë së paku një barazim para ndeshjes së kthimit në shtëpi.
Krahas kësaj ndeshjeje, sonte zhvillohet edhe dueli në mes të Salzburgut me Bayern Munichut.
Bavarezët shihen favoritë ndaj austriakëve dhe mund të kryejnë punë qysh në ndeshjen e sontme.
Megjithatë, Salzburgu do ta kërkojë mrekullinë ndaj gjigantit gjerman.
Të dyja ndeshjet e sontme do të fillojnë në orën 21:00.

28 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj familjes Jashari në ...
KEDS-i me punime në rrjet, këto janë zonat ku paralajmërohet...
I ashpër me bashkëpartiakët, Hamza: Nëse konstatohet vjedhja...
Sot vazhdon seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit
Reduktimet e rrymës, arsyeja se pse sot LDK mban konferencë ...
Moti sot: I vranët dhe vende-vende me shi, temperatura deri ...