Inter mund të bëjë një lëvizje për sulmuesin e Real Madrid, Luka Jovic gjatë afatit kalimtar të janarit për të zëvendësuar, Alexis Sanchez, sipas një raportimi në mediat italiane gjatë së premtes.
Siç është raportuar nga “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi serb është një opsion shumë i besueshëm për Interin në kuptimin që ai ka pak rëndësi për ekipin e tij aktual, Real Madrid.
Ai ishte i lidhur me një lëvizje huazimi te Interi në verë, por skuadra italiane vendosi të nënshkruaj me Joaquin Correan nga Lazio.
Situata tani është përshpejtuar për shkak të lëndimit të pësuar të Alexis Sanchez teksa luante për Kilin.
Klubi është i lodhur nga lëndimet e tij dhe dëshirat e tij të shpeshta, andaj duan që ose të largohet nga klubi ose të qëndrojë dhe të luftoj për vendin e tij në skuadër.
Interi dëshiron një lojtar më afatgjatë dhe të vazhdueshëm në skuadër. Një tjetër opsion i mundshëm për rolin është Giacomo Raspadori i Sassuolos, i cili është në radar të “Nerazzurëve” gjithashtu./Arbresh.info

Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...