Portieri i ri i Cruzeiros, Gabriel Brazao është një prej objektivave të skuadrës së Interit.
Televizioni italian, Sky Italia thotë se Nerazzurët po kërkojnë të arrijnë një marrëveshje për 18-vjeçarin, shkruan Telegrafi.
Futbollisti impresionoi në Kupën e Botës nën 17 për Brazilin, ku u emërua “Portier i Turneut 2017”.
Ai është paraqitur tashmë edhe në kombëtaren braziliane nën 20 vjet, ku ka pasur paraqitje fantastike.
Italianët planifikojnë ta blejnë kartonin e lojtarit, por i cili do të mbetet i huazuar në klubin aktual edhe për të paktën gjashtë muaj.
Theksojmë se gjatë afatit kalimtar të janarit italianëve pritet t’iu largohet mbrojtësi brazilian, Miranda.
Ndryshe, Inter aktualisht zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare italiane.
Qorrolli: Nuk duhej të pezullohej puna e Kuvendit
Kaplohet nga zjarri një banesë në Tiranë, humb jetën një i m...
Konjufca shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Irlandës
Hoxha pret Sinanin: Shqipëria mbetet e përkushtuar për të mb...
Parashikimi i motit për të premten
“Askush nuk e tradhtoi Alonson”, ylli i Real Madridit mohon ...