Presidenti i Fiorentinës Rocco Commisso deklaroi se do të pranojë largimin e Chiesës nëse ky i fundit e kërkon dhe sigurisht, nëse oferta do të jetë në nivelin e pritshmërive të klubit, ose thënë ndryshe, do të jetë rreth 60 milionë euro, aq sa e vlerësojnë talentin Italian në Firence.
Megjithatë manjati italo-amerikan ka refuzuar tentativën e parë të Juventusit prej 50 milionë eurosh dhe i ka bërë të qartë familjes Chiesa se nuk dëshiron të negociojë me bardhezinjtë, duke favorizuar hapur Interin për blerjen e futbollistit.
Pikërisht për këtë arsye, Giuseppe Marotta dhe Piero Ausilio i janë future punës për të studiuar një ofertë që do të përputhej me parametrat ekonomikë të Interit dhe njëkohësisht do të bindte menjëherë bosin e klubit vjollcë, Rocco Commisso.
Natyrisht që Interi nuk ka ndërmend të paguajë 60 milionë euro kesh, ndaj po studion mundësinë që të paguajë vetëm 25-30 milionë euro dhe pjesën tjetër ta kompensojë me kartonët e futbollistëve të tjerë, duke u dhënë drejtuesve vjollcë një listë me emrat si Dalbert, Gagliardini, Nainggolan dhe Pinamonti.
Nëse transferimi do të mbyllet me sukses, atëherë Chiesa pritet të luajë në një mënyrë të re me Conten, disi më larg sulmit, në krahun e djathtë të mesfushës, por me detyrën që të shtyjë vazhdimisht në krah dhe të krijojë superioritet numerik me driblimet e daljet e shpejta.
Me të dhe Candrevën, Interi do të hiqte dorë përfundimisht nga blerja e Victor Moses dhe do të përqendrohej në afrimin e një tjetër anësori nga Chelsea, por këtë herë të spanjollit Marcos Alonso, i cili luan në krahun e majtë dhe pikërisht nën urdhrat e Contes ka pasur momentet më të mira.
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia arreston dy...
Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga kasaforta grabiten dy armë z...
Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike
Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës, në program dy gjy...
Shpërthen granata dore në Fushë Kosovë, u hodh nga vetura në...