Inter është i hapur të dëgjojë ofertat për mbrojtësin Milan Skriniar.
“Neurazurët” synojnë që merkaton verore të fitojë para për të bërë transferime të reja dhe në listën e shitjes ndodhet edhe sllovaku, transmeton portali arbresh.info.
25-vjeçari para një kohe ishte kërkuar nga Manchester City, por skuadra italiane kishte refuzuar të nis negociatat.

Sipas Calcio Mercato, Inter për Skriniar kërkon se paku 50 milionë euro dhe nuk do pranojë vlera më të ulët.
Thuhet se edhe PSG dhe Manchester United janë duke e vëzhguar lojtarin, i cili ka qenë ndër lojtarët kryesorë në vitet e fundit te gjiganti italian./arbresh.info.
Kurti për manipulimin me vota: Ka mundësi për gabime teknike...
Pretendimet për mashtrim me dronin “Skifter”, Kurti: Nuk mun...
Kurti: Para zgjedhjes së presidentit Kuvendi duhet t’i ratif...
Kurti deklarohet për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqe...
Kurti thekson nevojën për opozitën, tregon se ka takuar Osma...
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve