Inter është klubi i radhës që ka hyrë në garë për mesfushorin e Atletico Madrid, Thomas Partey.
Në kohën e fundit ka raportime të shumta që dy gjigantët anglez Manchester United e Arsenal janë duke garuar për Partey, por nuk do e kenë të lehtë sepse edhe “Neurazurët” janë të interesuar, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Mundo Deportivo, Atletico është i gatshëm ta shesë Partey nëse paguhet vlera e 50 milionë euro.

Thuhet se Antonio Conte ka kërkuar nga klubi të bëjnë përforcime në mesfushë që mund t’iu ndihmojnë sulmuesve Lukaku dhe Martinez dhe në listë ndodhet edhe Partey.
Pritet të shihte në merkato se cila skuadër do arrijë të fitojë shërbimet e mesfushorit me prejardhje nga Ghana./arbresh.info.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...