Inter ka përzemër Josè Mourinho, dhe Josè Mourinho mban në zemër Interin.
Tifozët nuk harrojnë ëndrrën e realizuar bashkë me “Special One”, por as trajneri nuk e harron atë sukses. Në fakt, këtë gjë e ka konfirmuar vetë trajneri portugez për programin “Domenica Sportiva”: “Emri im është aty, në historinë e një klubi, të cilin e mbaj në zemër, kjo për mua është një krenari fantastike”.
“Por një hisotri e bukur përpara nesh, pas nesh, këto vite pap tituj janë vite tranzicioni që nevojitet të pranohet me qetësi dhe shpresë, por Inter do të jetë gjithmonë Inter.
A më dhemb teksa e shoh të mos fitojë? Pak po, por jam gjithmonë aty për të ndjekur rezultatet e tyre, dhe për eksperiencë, ky është vetëm një moment tranzicioni, nuk mund të fitohet gjithmonë. Edhe Juventusit do t’i vijë momenti, kur do të ndalin së fituari”, deklaroi Mourinho mbi lidhjen e tij speciale me Inter.
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen
Vërshimet në Vushtrri, Idrizi: Situata është nën kontroll, n...
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
SHBA thotë se Trump po diskuton opsione që ta marrë Grenland...
Gjashtë të vdekur dhe qindra fluturime të anuluara, bora shk...