Inter nuk është i përgatitur të aktivizojë opsionin e blerjes së Victor Moses nga Chelsea për 12 milionë euro, andaj ai do e rikthejë në “Stamford Bridge”.
Moses ishte huazim te Fenerbahce, por e ndaloi për tu ribashkuar me Antonio Conte-n në “San Siro”, transmeton portali arbresh.info.
Nigeriani ka bërë tri paraqitje në Seria A, dy në Kupën e Italisë dhe dy në Evropa Ligë, por në shumicën ishte zëvendësim.

Sipas The Sun, “Neurazurët” nuk do e kompletojnë transferimin e Moses për 12 millionë euro, andaj lojtari në fund të sezonit do rikthehet te “Blutë”.
Gjiganti italian beson se çmimi i kërkuar për 29-vjeçarin është i lartë shkaku se kontrata i skadon në qershor të vitit 2021./arbresh.info.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...