Superylli i Liverpooli dhe Egjiptit, Mohamed Salah, është duke kaluar në formën jetësore me fanellën e Liverpoolit.
Salah që nga transferimi i tij në futbollin anglez, është shndërruar në një nga futbollistit më të mirë në botë, dhe është pretendentit kryesor për t’u shpallur lojtari më i mirë i sezonit 2017/18 në Angli.
Gjigantët evropianë janë duke i përgatitur ofertat për yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah, të cilat pritet ta tejkalojnë shumën që Paris Saint-Germain e pagoi për transferimin e Neymarin verën e kaluar, raporton The Sun.
Real Madridi, Barcelona dhe PSG-ja janë duke e ndjekur egjiptianin dhe besojnë se pasi Liverpool dështoi ta mbante Coutinhon, edhe Salah është i arritshëm për ta.
Megjithatë, gjiganti anglez është përgatitur për një ‘luftë’ që ta mbajnë yllin e tyre dhe se nuk do të pranojnë oferta nën çmimin 230 milionë euro. /arbresh.info/
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...