Edinson Cavani insiston se do të qëndrojë në Paris Saint Germain deri në fund të kontratës së tij që skadon në muajin qershor të vitit 2020.
“Unë tashmë iu treguar tifozëve dhe i kam premtuar vetës se do të qëndrojë në PSG deri në fund të kontratës time”, ka thënë Cavani, transmeton portali arbresh.info. “Kjo është e sigurt”
Interi është shfaqur si konkurrent për të nënshkruar me të pas frustrimit me situatën rreth transferimit të Romelu Lukakut.
Belgu tani me gjasë pritet të transferohet te Juventusi në një marrëveshje shkëmbyese që përfshinë edhe Paulo Dybalan.
Prandaj, Interi ka kthyer vëmendjen diku tjetër por duket sërish se ata janë kundërshtuar nga njëri prej shënjestrave të tyre.
Cavani ka luajtur në Itali më parë duke bërë mbi 100 paraqitje te Palermo dhe Napoli para se të transferohej në Paris gjatë vitit 2013. Uruguaiani ka shënuar 193 gola brenda 279 paraqitjeve te PSG duke regjistruar gjithashtu edhe 40 asistime./arbresh.info/
Irani vendos rregulla të reja për Ngushticën e Hormuzit
Lushtaku: Limaj mund të jetë pjesë e listës së PDK-së
Rexhaj i quan mllef kundër VV’së dhe transfere futbolli larg...
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...