Andres Iniesta e ka kritikuar Barcelonën për sjelljën jo korrekte që po bën ndaj Ernesto Valverdes.
Spanjolli që luan aktualisht te Vissel Kobe ka thënë se mënyra se si klubi katalunas flet në publik për trajnerin është e shëmtuar.
“Mendoj se mënyra se si komunikon Barcelona për Valverden në publik është paksa e shëmtuar – ju duhet ta respektoni trajnerin aktual”, ka thënë ai në një intervistë për Onda Cero.

Ernesto Valverde (Foto: marca.com)
“Mendoj se pozita e Valverdes në klub është dobësuar”.
“Bartomeu? Nuk bisedoj shumë me të, por raportet i kemi të mira, me të dhe personat e tjerë që janë te Barça”, ka shtuar më tej ai.
Valverde lidhet me një shkarkim nga Blaugranasit, derisa tentuar ta merrnin Xavi Hernandezin si trajner të tyre, mirëpo ky i fundit i refuzoi. /Telegrafi/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?