Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka lavdëruar shokun e tij Xavi para ndeshjes së tij të fundit për klubin, por nuk dyshon se ikona spanjolle një ditë do të rikthehet.
Xavi, i cili do të transferohet te klubi Al Sadd nga Katari, është duke u përgatitur për ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Barcelonës në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit të shtunën.
Ish-përfaqësuesi spanjoll gjithë karrierën e tij si lojtar e kaloi në Camp Nou, duke fituar tetë tituj dhe tre herë Ligën e Kampionëve.
“Asnjëri prej nesh nuk mund ta mendoj ditën e parë të stërvitjeve pa ty në skuadër”, ka thënë Iniesta.
“Ti gjithmonë i ke përshëndetur lojtarët me buzëqeshje dhe i ke inkurajuar me fjalë. Bota e futbollit të falënderon për gjithë atë që ke bërë për ne. Ne të falënderojmë ty që ishe shembull për ne”, ka shtuar ai.
“Të faleminderit që vendose ekipin para vetes. Të faleminderit për të gjitha këshillat që kemi marrë nga ti gjatë këtyre 24 vjetëve sa ke qëndruar në klub”.
© KOHA
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...