Andres Iniesta duket se këtë verë nuk do të lërë vetëm Barcelonën, por edhe përfaqësuesen spanjolle.
Mesfushori 33-vjeçar, që është vënë nën urdhrat e Lopeteguit për ndeshjet miqësore që Spanja do të luajë me Gjermaninë e Argjentinën, e ka pranuar këtë mundësi gjatë një interviste të dhënë për programin “El Larguero”.
“Ka mundësi që Botërori i Rusisë të jetë kompeticioni im i fundit me përfaqësuesen spanjolle. Nuk dua të jem në Kombëtare sa për të thënë, nuk kam nevojë për këtë”, tha Iniesta.
Iniesta, heroi i formacionit “La Roja” në vitin 2010, kur me golin e tij i dhuroi trofeun e parë kombëtares iberike në Botërorin e Afrikës së Jugut, shpreson që ndeshja e tij e fundit më Spanjën të jetë pikërisht një tjetër finale e Kupës së Botës.
“Për Botërorin e Rusisë do të firmosja për një finale mes Spanjës e Argjentinës. Shpresoj që lamtumira ime nga ‘La Roja’ të jetë pas ndeshjes më të ëndërruar nga të gjithë, finalja e turneut. Shpresoj që ajo të jetë ndeshja ime e fundit me fanellën e Spanjës”, shtoi më tej Iniesta.
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi