Andres Iniesta beson që loja si “një skuadër” e Barcelonës ka ndikuar në “kontrollimin” e Juventusit në fitoren 3 me 0 të së martës.
Barcelona mposhti “Zonjën e Vjetër” me rezultat të njëjtë me të cilin ata u eliminuan sezonin e kaluar nga Liga e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
“Nëse skuadra funksionon mirë, ne jemi të gjithë më të mirë. Jam i lumtur personalisht dhe në nivelin kolektiv”, tha mesfushori pas ndeshjes.
“Është vështirë gjithmonë për të filluar duke mposhtur një skuadër si Juventusi. Ne kontrolluam ndeshjen mirë. Ata kishin shumë pak shanse dhe ne kishim një ndeshje shumë të mirë”

“Rinovimi i kontratës? Ende nuk ka diçka të re. Nëse do të kishte atëherë do t’iu njoftoja. Ajo që më shqetëson mua është se çfarë ndodhë në fushë. Dua të jem i lumtur dhe që gjërat të shkojnë mirë”
Lionel Messi shënoi dy gola në këtë fitore të thellë, ndërsa goli i tjetër i ndeshjes u realizua nga Ivan Rakitic./arbresh.info/
Nga nesër mbyllet përkohësisht rruga “Vicianum” ...
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit