Pas përfundimit të ndeshjes mes Llapit dhe Ballkanit ka eskaluar në dhunë situata në tribuna.
Dy tifozeritë janë përplasur mesvete duke hedhur ulëset e stadiumit “Zahir Pajaziti” në drejtim të njëra-tjetrës.
Raportohet se kanë qenë tifozët e Ballkanit, “Xhebrailat”, ata që kanë thyer ulëset.
Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet pas përplasjes së tifozëve dhe ulëseve të tribunave të thyera.
Një numër i ulëseve të thyera janë hedhur në mes të rrugës në afërsi të stadiumit.
Për shkak të incidentit, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe disa persona.
Sa i përket lojës në fushë, Llapi triumfoi 3:2 ndaj Ballkanit në një ndeshje tejet interesante./lajmi.net/

Komandanti i KFOR-it vlerëson kontributin e Mbretërisë së Ba...
Mijëra dokumente të Epstein u larguan pas identifikimit të v...
Laporta shpërthen ndaj Real Madridit dhe arbitrimit
Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special ...
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...