Policia në Herceg Novi të Malit të Zi raportohet se ka ndaluar dy persona, që raportohet se janë tifozë të KB Bashkimit, “Arpagjik’t”.
Kjo pasi një pjesë e banorëve kanë raportuar se disa persona po shkruanin sllogane në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Të revoltuar nga këto veprime, banorët vendës kanë tentuar të shkojnë deri te autobusi, por policia e ka siguruar atë dhe thuhet se po bëhen të gjitha përpjekjet për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike dhe ndëshkimin e protestuesve.
Sipas RTCG, autobusi ishte duke lëvizur drejt Shqipërisë dhe është aktualisht nën mbrojtjen e policisë në Igalo.
Dy shtetasit e Kosovës, mediat malazeze raportojnë se janë dërguar në Departamentin e Sigurisë së Herceg Novit dhe po procedohen.

Tifozët e Bashkimit ishin duke u kthyer nga Italia me një autobus, dhe hynë në Mal të Zi nëpërmjet pikës kufitare Debeli Brijeg. Ata ndaluan në Meljine në një furrë buke dhe atje thuhet se shkruan grafitet me të kuqe në një stacion transformatorësh.
Dy personat që dhanë deklarata në stacionin e policisë së Herceg Novit raportohet se do të dalin para një gjyqtari për kundërvajtje sonte.
Policia thuhet se do të veprojë sipas vendimit të gjyqtarit.
Nëse të dyshuarit shpallen fajtorë, mund të gjobiten, të dëbohen nga vendi dhe t’u ndalohet hyrja në Mal të Zi.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...