Igli Tare vazhdon gjuetinë e talenteve. Drejtori sportiv i Lacios ka zyrtarizuar një tjetër afrim për të ardhmen.
Bëhet fjalë për talentin shqiptar Progon Maloku.
Sulmuesi i cili u rrit në akademinë e Bajern Mynih ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare me skuadrën kryeqytetase dhe do të kalojë te skuadra e primaverave që drejtohet nga trajneri Bonati.
Maloku është vetëm 18-vjeç dhe është një talent premtues që pritet të shpërthejë te skuadra e Lacios. Kujtojmë që sulmuesi ka qenë i grumbulluar me Shqipërinë U-18 dhe U-19.
Irani i gatshëm për bisedime bërthamore me SHBA-në, por vend...
Morientes krahason Liverpoolin me Realin, flet për të ardhme...
Spiropali: Objektiv strategjik, mbyllja e procesit teknik të...
Abdixhiku për rezultatin: Natën e 28 dhjetorit pamë mundin t...
Abdixhiku zyrtarisht ofron dorëheqjen para Kuvendit të LDK-s...
Dy pengesat që Milani duhet të kapërcejë përpara se të arrij...