Sulmuesi i Manchester United, Odion Ighalo ka thënë se trajneri Ole Gunnar Solskjaer, gjithmonë kërkon më shumë.
Ighalo iu bashkua “Djajve të Kuq” gjatë afatit të janarit në formë huazimi dhe ka arritur të shkëlqejë gjatë disa paraqitjeve, transmeton portali arbresh.info.
Nigeriani ka thënë se tekniku norvegjez gjithmonë kërkon më shumë.

“Kur u transferova te United, unë mësova disa gjëra nga ai. Gjatë ndeshjeve, edhe në ndeshjen që shënova, ai me tha ‘Do të kishe shënuar nëse kishe bërë këtë ose atë'”.
“Mendoja dhe nëse do kisha bërë çfarë ai me tha, do të shënoja më shumë. Ai thotë ‘Je sulmues, provo shansin’. Pra, kam mësuar disa gjëra që t’i bëj në ndeshje”, tha Ighalo.
Thuhet se United gjatë verës do e kompletojë transferimin e Ighalo-s nga kampionati kinez./arbresh.info.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...