Mijatovic dëshiron që Reali ta transferojë Icardin.
Ish drejtori dhe lojtari i Real Madridit, Predrag Mijatovic, beson se ylli i Interit, Mauro Icardi, duhet të jetë numri 9 i Realit sezonin e ardhshëm para sulmuesit të Tottenhamit, Harry Kane.
“Pres që Real Madridi të kthehet që të jetë Real Madridi sezonin e ardhshëm, në kuptimin e transferimeve, blerjeve të mëdha, që kanë munguar sezonet e fundit”, tha Mijatovic për “Corriere dello Sport”, transmeton Gazeta Express.
“Ata kanë nevojë për një qendërsulmues. Icardi dhe Kane janë duke shënuar shumë. Nuk mund të ju them se cilin nga këta dy e preferoj, por për dallim prej anglezeve, argjentinasit kurrë nuk e kanë pasur problem ambientimin në futbollin spanjoll”.
“Më pëlqen Icardi sepse është i ri, ka nuhatje për gol dhe klauzolë lirimi”, shtoi mes tjerash Mijatovic.
Klauzola e Icardit besohet të jetë 120 milionë euro, por mund të aktivizohet vetëm në dy javët e para të korrikut.
Djali i Thaçit falënderon Ramën për vizitën në Hagë: Ju na d...
Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton ndërhyrjen në çmimet e k...
Vdes çetniku serb Slavko Aleksiq, simbol i rrethimit famëkeq...
ZRRE-ja vendos ta zbatojë vendimin e Supremes për liberalizi...
KQZ: 88% e pakove me fletëvotime janë dorëzuar te votuesit j...
Shfuqizohet kufizimi kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrt...