Ylli i Milan, Zlatan Ibrahimovic ka vendosur të vazhdojë të luaj dhe të mbetet në Seria A.
Sipas Gazzetta dello Sport, suedezi nuk dëshiron ta përfundojë karrierën me një sezon të papërfunduar, andaj do vazhdojë të luaj.
Milan është duke provuar t’ia rinovojë kontratën Ibra-s edhe për një sezon, pasi kontrata momentale i skadon në fund të sezonit.

Thuhet se tjetër shkaktar që Ibrahimovic të mbetet në “San Siro” është Thiago Silva që pritet të rikthehet gjatë verës.
Edhe nëse nuk arrin marrëveshje me “Rosonerët” për rinovimin e kontratës, 38-vjeçari dëshiron të mbetet në Seria A./arbresh.info.
Britania në Këshill të Sigurimit kërkon që Beogradi ta vë pa...
Kallas thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj Libanit!
Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundon analizat për zjarrin...
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...
Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Trump po vëzhgon me kujdes r...