Ibrahimovic: Kisha vendosur të pensionohem

09:57 | 5 Dhjetor 2020

Ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka qenë në qendër të vëmendjes në këtë fillim edicioni.

Kjo pasi ai ka realizuar 11 gola në 10 ndeshje me Milanin në të gjitha garat, me ç’rast Rossonerët aktualisht pozicionohen në krye të renditjes tabelare.

Suedezi 39 vjeçar, në një prononcim për media ka shpalosur momentet vendimtare në karrierë, duke thënë se përkundër se kishte vendosur për pensionim, u kthye te Milani, raporton veriu.info.

“Trajneri Pioli më pyeti se çfarë dua të bëj. I thash ‘nuk do të vazhdojë. Mjaft ishte, familja ime është gjithashtu e rëndësishme, jam këtu vetëm, është sakrificë. Për gjashtë muaj është ok, por s’dua të qëndroj më shumë”.

Pioli më tha: “Ok, e respektoj vendimin tënd”.

“Ditën tjetër folëm përsëri, i thashë që jo, kam vendosur të pensioniohem, harroje kontratën, në këtë moshë nuk është e rëndësishme.

Më pas diçka ndryshoi, s’doja të pendohem në të ardhmen. E thirra Milanin dhe vendosa të vazhdoj. Por fillimisht kisha vendosur: Jo, nuk të qëndroj vitin tjetër. Për tërheqjen kisha filluar të mendoj kur luaja te Manchester United, atëbotë 35 apo 36 vjeçar”. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara