Zlatan Ibrahimovic ndihet mirë që Suedia e mundi Kosovën në një ndeshje, siç e përshkroi ai, të vështirë në Prishtinë, duke këmbëngulur se është kthyer në Kombëtare për t’u ndihmuar bashkëlojtarëve me asiste në radhë të parë.
Sulmuesi i Milanit e bëri pikërisht këtë, pasi i përgatiti dy golat e para të shënuara nga Ludwig Augustinsson dhe Alexander Isak në pjesën e parë, ndërkohë që Sebastian Larsson shënoi nga penalltia në pjesën e dytë në triumfin e Suedisë 3:0 kundër Kosovën në ndeshjen e Grupit B kualifikues për Kupën e Botës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
39-vjeçari, i cili u kthye në kombëtare javë më parë gjashtë vjet pasi ishte pensionua, pati një paraqitje të mirë megjithëse se nuk shënoi.
Duke folur pas ndeshjes në Prishtinë, Ibra tha: “Ndjesi shumë më e mirë sot, në fakt, dhe është siç kam thënë, sa më shumë kohë të kaloj këtu aq më shumë i njoh bashkëlojtarët e mi, brenda dhe jashtë fushës. Sot loja ishte shumë më e mirë në përgjithësi.”
“Ne krijuam shumë mundësi dhe kishim raste të shënonim më shumë gola, por e fituam ndeshjen. Ishte një ndeshje e mirë në një ndeshje të vështirë”, shtoi ai.
I pyetur për faktin që nuk shënoi gol, ai shtoi: ”Iu thashë bashkëlojtarëve, unë nuk kam nevojë të shënoj gola, do t’ju ndihmoj juve në vend së të shënoj.” /Gazeta Express/
Tetë zyrtarë policorë dekorohen me “Medalje për shpëtim jete...
Kurti shpreh mirënjohje për ushtarët amerikanë në Ditën Përk...
Para Bajramit, Bashkësia Islame gëzon 76 jetimë me nga 100 e...
Tramvaji del nga shinat në Beograd, 13 të plagosur mes tyre ...
Rama në Bruksel për Konferencën e 8-të Ndërqeveritare me BE-...
Irani konfirmon përparimin e bisedimeve me SHBA-në, por moho...