Zlatan Ibrahimovic ka thënë se është i hapur për të qëndruar në Milan për edhe një sezon tjetër, nëse kjo do të ishte dëshira e drejtorit sportiv të kuqezinjve, Paolo Maldini.
Ibrahimovic iu ribashkua Milanit në janar të vitit të kaluar në një marrëveshje gjashtëmujore, por e vazhdoi atë deri në fund të këtij sezoni.
Atij i mbaron marrëveshja në qershor dhe ende nuk ka treguar se cili do të jetë vendimi i tij përfundimtar.
39-vjeçari është i lënduar, prandaj edhe mungoi në fitoren e Milanit 2:0 ndaj Hellas Veronas të dielën në mesditë.
“Unë jam Zlatani, unë ndiej përgjegjësi dhe ndihem si lider. Vetëm ky ekip më bën të ndihem i ngazëllyer. Dua t’i mësoj ata, dua të jem udhërrëfyesi i tyre”, tha Ibrahimovic.
I pyetur nëse do të qëndrojë në Milan edhe sezonin e ardhshëm, Ibra tha: “Nuk e di, ta shohim. Nëse Paolo dëshiron, e bëj”.
“Ky sezon është ende i gjatë, sepse kanë mbetur edhe shumë ndeshje të tjera. Ne gjithmonë luajmë për të fituar”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...