Hugo Ekitike ishte një prej emrave më premtues sezoni e kaluar te Paris Saint-Germain, por me ardhjen e Luis Enriques, sulmuesi është zhdukur nga “radari” i kampionëve të Francës.
Parisienët shpenzuan jo pak, por plot 29 milionë euro për shërbimet e talentit, që debutoi me Reims në sezonin 2020-2021 dhe edicionin e kaluar realizoi 4 gola në 32 ndeshje me PSG-në nën drejtimin e Galtier.
Ekitike luajti vetëm 9 minuta në premierën e këtij sezoni dhe prej takimit me Lorient, jo vetëm që nuk ka zbritur në fushën e lojës, por nuk është grumbulluar më me skuadrën, madje as në ndeshjen e Kupës ndaj Revel.
Tani, në një situatë të tillë menaxheri lojtarit i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të mos bëhen pengesë, kjo pasi Wolves dëshiron shërbimet e tij, por anglezët nuk ofrojnë më shumë se 8 deri në 10 milionë euro, ndërsa te PSG-ja e vlerësojnë kartonin e 21-vjeçarit rreth 15 milionë euro.
Wolves ka nisur kontaktet me lojtarin dhe mediet franceze kanë raportuar se edhe Ekitike është dakordsuar me anglezët, por nuk përjashtohet edhe mundësia e transferimit fillimisht në formë huazimi e më pas për të diskutuar çmimin e tij gjatë verës./SS
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini