Brooklyn Beckham, i biri 18 vjeçar i yllit në pension të futbollit David Beckham dalëngadalë është duke u shndërruar në të atin.
Të shtunën pasdite i riu ka bërë një tatuazh, duke ecur kështu hapave të tij.
Ai e ka bërë tatuazhin në Los Anxhelos nën vëzhgimin e të atit, i cili e ka shpërndarë në instagram një fotografi të procesit. Tatuazhi paraqet një burrë të nacionalitetit amerikan, në krahun e djathtë.
Përderisa ky është tatuazhi i parë për Brooklyn, David ka shumë të tilla në trup.
Një natë më parë Brookly është parë në koncertin e Arianna Grande në Los Anxhelos bashkë me ish të dashurën e tij Sonia Ammar.
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...