Elseid Hysaj gjendet në Angli duke zgjuar spekulime rreth transferimit në Premierligë.
Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, me shumë gjasa do të transferohet në Premierligën angleze pas paraqitjes dinjitoze me Napolin në Serinë A.
Sipas mediave britanike, për shkodranin ka shfaqur interes Chelsea dhe Manchester United, të cilët janë gati të paguajnë klauzolën për mbrojtësin 24-vjeçar.
Hysaj i ka forcuar edhe më shumë zërat e mediave, teksa para pak minutash ka postuar në “InstaStory” një foto nga avioni me destinacion Londrën.
Dyshimet e para janë për një takim me drejtuesit e Chelseat, por në skenë është dhe Manchesteri.
Në orët në vazhdim pritet të ketë të reja rreth të ardhmes së mbrojtësit shkodran.
Parashikimi i motit për sot
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...