
Elseid Hysaj
Chelsea raportohet se është duke planifikuar transferimin e Elseid Hysajt për shkak se mbrojtësi shqiptar është duke menduar largimin nga Napoli.
Pavarësisht pasigurisë së vazhdueshme në lidhjen me të ardhmen e Antoine Contes, Chelsea pritet të bëjë shpenzime këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Hysaj ka qenë në radarin e “Bluve” gjatë viteve të fundit për shkak se klubi është një admirues i madh i 24-vjeçarit. Gazeta italiane ‘TMW’ raporton që Hysaj ka ngecur në vazhdimin e kontratës me Napolin.
Mbrojtësi i krahut të djathtë të Shqipërisë vazhdon të jetë nën kontratë me klubi në San Paolo deri më 2021, por klubi i tij dëshiron t’i ofroj një kontratë të re në mënyrë për t’i shmangur vëzhguesve të tij.
Por, burimi i lartpërmendur pretendon se vendimi i Hysajt për të refuzuar negociatat ka alarmuar Chelsean.
Gjiganti në Stamford Bridge thuhet se e ka bërë mbrojtësin shqiptar një shënjestër kryesor para rihapjes së merkatos së transferimeve./arbresh.info/
Reuters raporton për arrestimet masive për vjedhjen e votave...
4 rregulla të mobilimit të shtëpisë që dizajnerët nuk i anas...
Limuzina e së ardhmes me frymëzim nga vitet 30
Inteligjenca Artificiale tani vjen në Paint dhe Notepad
Pozicioni i gabuar i dorës gjatë matjes së tensionit jep rez...
Shtëpia e Bardhë publikon fotografinë nga ceremonia e Bordit...