Kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj, dëshiron të besojë te shanset që ka ekipi i tij, përballë Francës, të shtunën në mbrëmje, në ndeshjen kualifikuese të Euro 2020.
Kështu shkruan “France Football”, që ka i shkëputur 25-vjeçarit një koment të shkurtër për këtë takim të raundit të 5-të të sfidave në grupe. Hysaj nuk e përjashton mundësinë që Shqipëria të bëjë surprizën e madhe në “Stade de France”.
“Ne duam rezultat pozitiv, nuk vijmë këtu për të humbur. Franca është Francë, por jam i sigurt që me këtë grup dhe me këtë trajner (Edy Reja) ne do të tregojmë vlerat tona. Ne shkojmë me idenë për të marrë pikë, një ose tre, me lojë të mirë dhe duke fituar terren. Sigurisht që do të përballemi me një ekip më të fortë, por Shqipëria mund të fitojë.
I pranishëm në finalet e Euro 2016, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, mbrojtësi i Napolit synon ta rijetojë atë epokë. Një ëndërr që mund të realizohet vetëm me një shpërthim të papritur, pas disfatave me Islandën (1-0) dhe me Turqinë në Shqipëri (0-2)./SS/
Trump optimist: Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë po ecin mi...
Paralajmërohet bllokadë e rrugës në afërsi të kufirit Kosovë...
Faton Peci: Ne ndërtojmë ura!
Hajvalia pa rrymë, KEDS: Defekt në fazë si pasojë e mbingark...
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...