Agjenti i Elseid Hysajt beson se mbrojtësi është i lumtur te Napoli dhe skuadra italiane nuk do të lejoj atë të largohet asnjëherë nga skuadra.
Reprezentuesi i Shqipërisë iu bashkua ‘Partenopeit’ nga Empoli në verën e vitit 2015 dhe pavarësisht kërkesave për transferim larg nga klubi, ai thuhet se është i lumtur te gjiganti në Serie A, transmeton portali arbersh.info.
“Lojtari është në dashuri me Napolin, ai është i lumtur këtu dhe mund të mos largohet kurrë”, tha Mario Giuffredi për ‘Radio Kiss Kiss’. “Qyteti e ka pritur shumë mirë atë, ai është i qetë dhe ndihet si një qytetar i napolitan. Nuk është rastësi që ai shpesh më thotë se napolitanët dhe shqiptarët janë shumë të ngjashëm”
“Është e vërtetë që ai ka pasur një fillim të komplikuar të sezonit, por në pjesën e dytë ai është rikthyer te niveli i vitit të kaluar”
Manchester United dhe Arsenali raportohet se janë pjesë e klubeve të mëdha që kanë shfaqur interesim te ylli i Kombëtares Shqiptare./arbresh.info
Rikthimi i krizës në Hormuz, Trump thërret takim në Dhomën e...
Nis finalja e madhe e Big Brother VIP 5, spektakël me 500 dr...
Po zhvillonin gara, policia gjobitë ashpër dy të rinj në Fer...
Papa: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump
Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bullgarisë
Përleshje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron n...