Barcelona ka humbur në El Clasico dhe me gjasë do ta përfundojë sezonin 2023/24 pa trofe.
Humbja nga Reali ka bërë që edhe trajneri Xavi Hernandez të ndryshoj mendje dhe të marrë një vendim të ri për të ardhmen e tij.
Trajneri katalunas, Xavi do të vazhdojë si trajner i Barcelonës edhe për një vit, sipas gazetarit Gerard Romero.
“Edhe pas El Clasico, shoh më shumë shanse që Xavi të qëndrojë sesa të largohet”, tha Romero.
Në fund të janarit, Xavi njoftoi se do të largohej nga posti i trajnerit në fund të sezonit.
Që atëherë, megjithatë, forma e Blaugranas është përmirësuar në mënyrë drastike dhe përkundër se do të mbesin pa trofe, dëshira e të gjithëve është që Xavi të qëndroj.
Joan Laporta ka vazhduar të bisedojë me menaxherin por ende nuk ka një përfundim zyrtar për të ardhmen e tij e cila duket se do të mbetet te Barça. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...