Google ADS

Humbi “Euro 2024”, Maguire: Jam i shkatërruar

18:31 | 6 Qershor 2024
.

Ashtu siç pritej, Harry Maguire do të humbasë Euro 2024. Lojtari i Manchester United ka vuajtur nga një dëmtim në pulpë, e pësuar në maj, dhe nuk do të arrinte të rikuperohej në kohë për eventin e madh të futbollit.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, mbrojtësi shprehu keqardhjen që nuk ishte i aftë fizikisht:

“Jam i shkatërruar që nuk jam përzgjedhur për të luajtur për Anglinë në Europianin e kësaj vere. Pavarësisht nga përpjekjet e mia më të mira, nuk arrita të kapërceja një dëmtim të pulpës. Ndoshta u përpoqa shumë për të arritur atje. Jam thjesht i shkatërruar.”

Mbrojtësi theksoi rëndësinë që ka skuadra për të, por siguroi, pavarësisht trishtimit, se do të mbështesë ekipin anglez gjatë garës:

“Për mua, të përfaqësosh Anglinë është nderi më i madh. Do të thotë gjithçka për mua. Nëse nuk mund ta ndihmoj skuadrën si lojtar, do t’i mbështes si tifoz, së bashku me pjesën tjetër të vendit. Shkoni atje dhe fitoni, djema”./Ss