Ndeshja e së dielës për Kupën e Kombeve të Afrikës e planifikuar të luhej në stadiumin Olembe është zhvendosur pas rrëmujës së tmerrshme që vrau tetë persona.
Kaosi tragjik shpërtheu në terren të hënën përpara se Kameruni të përballej me Komoros në kryeqytetin Yaounde.
Tetë persona janë konfirmuar se kanë vdekur, përfshirë një vajzë gjashtëvjeçare, me të paktën 50 të tjerë të plagosur.
A tragic stampede broke out at the Olembe Stadium on Monday as eight people died
Dëshmitarët raportuan se porta ku bëhej verifikimi i biletave ishte e mbingarkuar nga masa e njerëzve.
Tani, Konfederata e Futbollit Afrikan ka konfirmuar ndryshimin e vendndodhjes për çerekfinalen e së dielës.
Ajo ndeshje, ndërmjet fituesve të Bregut të Fildishtë kundër Egjiptit dhe Malavi kundër Marokut, tani do të mbahet në stadiumin Ahmadou Ahidjo.
Presidenti i CAF, Patrice Motsepe deklaroi: “Ne kemi për detyrë të zbulojmë saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe më e rëndësishmja të marrim masa parandaluese për të siguruar që ajo që ndodhi të mos ndodhë më kurrë”./telegrafi

“Është e qartë se ka pasur mangësi, dobësi, dështime, gjëra që duhet të ishin parashikuar”.
Caf president Patrice Motsepe paid tribute to the victims
“Kur njerëzit humbasin jetën e tyre, ju duhet të jeni të zemëruar dhe të kërkoni shpjegime dhe garanci se nuk do të ndodhë më kurrë”, shtoi më tej ai.
Stadiumi Olembe organizoi ceremoninë e hapjes dhe do të presë një gjysmëfinale dhe finalen e Afcon të dielën, më 6 shkurt. /Telegrafi/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...