Conor McGregor u shfaq për herë të parë publikisht pas asaj ndeshje të humbur me Khabib Nurmagomedov. Ai insistoi se “ne e kemi fituar betejën” dhe se “lufta vazhdon”, pavarësisht humbjes.
McGregor pësoi humbjen e katërt në karrierë në raundin e katërt në Las Vegas.
Por ndeshja u eklipsua nga përleshja që shpërtheu mes dy kampeve.
Të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën se kanë nxitur sherrin, por rusi Khabib Nurmagomedov rrezikon titullin. Nurmagomedov ka zbarkuar në Rusi, në vendin e tij të lindjes në Dagestan.
Atje është pritur si një hero.
30-vjeçari ka kërkuar falje për sherrin, duke thënë se i kanë ofenduar vendin dhe fenë.

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?