Portieri anglez pritet të huazohet edhe për një vit tjetër. Pas eksperiencës një vjeçare me Torinon në Serie A, portier i Manchester Cityt, do të kthehet në Premier Ligë, por jo te skuadra e Pep Guardiolas.
Joe Hart do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te West Ham, para se të huazohet për një vit, ku më pas ekipi nga Londra do të ketë të drejt blerjeje për 15 milionë funte.
Reprezentuesi i Anglisë ka kontratë me Cityn deri në vitin 2019, por ai nuk pritet që të luajë më me skuadrën nga Etihad, pasi që nuk është në planet e Guardiolas.
Në marrëveshjen mes dy klubeve, si City ashtu edhe West Ham do të paguajnë përgjysmë pagën prej 100 mijë funtesh në javë të portierit.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë