Leon Dajaku në dy vite qëndrim në Bayern Munchen nuk arriti të depërtojë dhe të fitojë një vend në ekipin e parë. 19-vjeçari luajti në vetëm dy ndeshje në ekipin e parë të kampionëve të Gjermanisë, të pamjaftueshme për të lënë shenjë dhe treguar vlerat e tij.
Por paraqitjet e tij me Bayern Munchen II kanë sjellë interesimin e një tjetër ekipi të Bundesliga. Union Berlin e deshi dhe në fund e mori talentin dardan. Sot është zyrtarizuar kalimi i Dajakut te skuadra nga kryeqyteti në formulën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit.
Me këtë transferim Dajaku fiton mundësinë të jetë më prezent në elitën e futbollit gjerman . Pas firmës së vendosur, sulmuesi tha fjalët e para, ku shprehu kënaqësinë e tij për këtë transferim te Union Berlin.
“Jam i sigurt që lëvizja në Berlin është hapi i duhur për mua. Union më ofron mundësinë për të fituar një vend në Bundesliga dhe për të treguar veten në nivelin më të lartë. Skuadra ka qenë e jashtëzakonshme këtë sezon dhe unë jam tani i lumtur që jam pjesë”, u shpreh Dajaku.
2 milionë dollar për çdo anije për të kaluar Ngushticën e Ho...
Liverpooli planifikon spastrim të madh gjatë verës, katër yj...
Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues...
Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për vrasje në te...
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...