Legjenda e futbollit brazilian Pele ishte hospitalizuar në Paris vonë gjatë të martës, por gjendja e tij nuk është kërcënuese për jetë.
78-vjeçari ishte mbrëmë në një event në kryeqytetin francez me talentin Kylian Mbappe, i cili është fitues i Kampionatit Botëror së bashku me kombëtaren e Francës, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Peles në Brazil nuk ka qenë e mundur të kontaktohet menjëherë për komentim.
Sidoqoftë, Pele ishte në spital edhe pasditen e sotme (e mërkurë) ndërkohë që RMC raportoi se ka shenja të përmirësimit të gjendjes.
“Jam takuar me Kylian Mbappen dhe prindërit e tij mbrëmjen e kaluar në Paris në një event nga Hublot. Ne kemi folur për gola, Kampionate Botërore dhe ora. Shoqërim i mrekullueshëm”, kishte shkruar në Twitter legjenda e futbollit.
Nga ana tjetër, Mbappe në fillim të ditës shkroi në rrjete sociale:
“Kisha shansin të shpenzojë një moment që të vije një herë në jetë me legjendën e gjallë Pele”
Pele, i cili shpesh vlerësohet si njëri nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, është fituesi i vetëm i tre Kampionateve Botërore duke ngritur trofeun për herë të parë në moshën 17 vjeçare.
Mbappe dhe Pepe kishin caktuar një takim edhe gjatë fundit të vitit të kaluar, por takimi ishte shtyrë sërish për shkak të problemeve shëndetësore të Peles./arbresh.info/
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...