E ardhmja e Rasmus Hojlund te Manchester United duket gjithnjë e më e pasigurt, me pesë klube të mëdha italiane që kanë shfaqur interes për transferimin e tij.
Sipas raportimeve të fundit, gjigantët e Serie A, Inter, Roma, Juventus, Napoli dhe Milan, kanë kontaktuar përfaqësuesit e Hojlund për një rikthim të mundshëm në Itali, vetëm dy vite pasi ai u largua nga Atalanta drejt “Djajve të Kuq” për një shumë prej 72 milionë paundësh.
Pozicioni i 22-vjeçarit në ‘Old Trafford’ është lëkundur ndjeshëm, sidomos pas afrimit të Benjamin Sesko, një sulmues i ri që ka shënuar 26 gola në dy sezonet e fundit dhe për të cilin United pagoi një shumë të konsiderueshme.
Megjithëse, Hojlund ka shprehur gatishmërinë për të qëndruar dhe luftuar për vendin e tij në formacion, drejtuesit e United janë të prirur të vazhdojnë me lëvizjet në afatin kalimtar dhe kanë nevojë të krijojnë hapësira financiare për afrime të reja.
Thuhet se një ofertë prej 30-40 milionë eurosh mund të jetë e mjaftueshme për të bindur klubin anglez që ta lërë sulmuesin danez të largohet.
Më tej, zgjedhja e trajnerit të ri Ruben Amorim për të luajtur me një ‘9 fals’ në miqësoren e fundit ndaj Fiorentinës, ku Hojlund qëndroi në stol gjatë gjithë ndeshjes, e shton më tej pasigurinë për rolin e tij në sezonin e ri të Ligës Premier.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...