Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqisë: Mbani kokën lart, Albi, Fis dhe Leon

00:18 | 1 Prill 2026
D.H

Kosova u mposht nga Turqia me rezultat 0-1 në Prishtinë në finalen e play-offit të Kupës së Botës.

Kështu edhe u shua ëndrra për Botërorin, shkruan Arbresh.info.

Pas ndeshjes ka reaguar edhe klubi i Hoffenheimit ku luajnë tre shqiptarët e Kosovës, Albian Hajdari, Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoffenheim u ka dhënë zemër treshes të cilët ishin pjesë e këtij rrugëtimi historik të Kosovës në kualifikimet për Botëror, ani pse Leoni nuk ishte i pranishëm në dy ndeshjet e play-offit për shkak të një lëndimi.

“Mbani kokën lart, Albi, Fis dhe Leon! Edhe pse në fund nuk shkoi siç duhet, mund të jeni shumë krenarë për paraqitjet tuaja në kualifikimet për Kupën e Botës”, thuhet në mesazhin e klubit gjerman.

Ndryshe, Turqia arriti të kualifikohet në Kampionat Botëror pas 24 viteve./Arbresh.info