Vitet e fundit gjyqtarët kosovar në vazhdimësi kanë ndarë drejtësinë në garat evropiane.
Por për herë të parë në histori, gjyqtarët kosovarë do të drejtojnë një ndeshje të fazës “play-off” në garat e UEFA-s.
Genc Nuza si gjyqtar kryesor së bashku me asistentë e tij, Bujar Selimaj e Granit Hyseni dhe gjyqtar i katërt, Burim Jahmurataj, do të gjykojnë ndeshjen përballjen Strasbourg – Brondby, e vlefshme për play-offin e Conference League, e cila do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Stade de la Meinau” në Francë.
Asistent në VAR do të jetë gjyqtari tjetër kosovar, Dardan Çaka.
Genc Nuza për shtatë herë e ka fituar çmimin e gjyqtarit më të mirë në Kosovë, derisa edhe besimi i tij në UEFA po rritet në vazhdimësi.
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka
Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes, Italia d...